Meta: Të hiqet parashikimi për 10-fishimin e gjobave

8 Nëntor 2022 | 17:45

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte në një takim me Komitetin Kombëtar Drejtues të Rinisë.

Meta kërkoi që të hiqet parashikimi i vendosjes së gjobave 10-fish, pasi është një masë represive ndaj biznesit të ndershëm, si dhe të anulohet rritja e akcizës për prodhuesit vendorë të industrisë së birrës dhe të verës.

Ai u shpreh se situata ekonomike në vend është drejt përkeqësimi dhe se buxheti i ri dhe paketa fiskale do të ndikojë më shumë.

“Situata ekonomike në vend drejt përkeqësimit dhe kësaj do i shërbejë dhe buxheti i ri dhe paketa fiskale që ka sjellë qeveria. Është e qartë se rritja ekonomike është ngadalësuar, PBB është në rënie. Treguesit e shitjeve janë në rënie, treguesit e konsumit janë në rënie, çmimet e konsumit janë në rritje. Në këtë situatë të gjitha përpjekjet e qeverisë për të reduktuar deficitin, janë në dëm të të gjithë qytetarëve, familjeve, bizneseve, sidomos të prodhimit vendas dhe janë vetëm në interes të klientëve të qeverisë, duke rënduar produktivitetin e borxhit dhe duke goditur prodhimin vendas,” – tha kreu i PL-së.

Meta shtoi gjithashtu se përfaqësimi i të rinjve në këtë parti do të ndiqet nga zgjedhja e tyre në këshillin bashkiak të Tiranës dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Sot dita e 37-të e protestës, pas fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 37-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:51 | 06/07/2026