Protestë paqësore apo e dhunshme më 12 nëntor? Përgjigjet Ilir Meta

8 Nëntor 2022 | 12:18

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se në protestën e 12 nëntorit do të ketë qytetari dhe jo dhunë nga ana e protestuesve.

Në një deklaratë për mediat, pyetur nga Euronews Albania, Meta u shpreh se qytetarët do dalin në protestë kundër dhunës së qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim dhe absolutisht që kjo është një qeveri, për të cilën kënga e numërimit mbrapsht ka filluar prej kohësh.

Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës, përkundrazi, qytetarët dalin kundër dhunës së përditshme sistematike që ushtrohet nga qeveria bandë e Edi Ramës, ndaj sipërmarrësve në vend, do dalin kundër 10-fishimit të gjobave që ka kërcënuar me paketën e re fiskale. Kjo është dhuna që i largon shqiptarët nga vendi i tyre”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026