“U dëmtua djali im”, Grida Duma: Çfarë nuk do i fal politikës së llumit
Grida Duma e cila në një dalje për mediat njoftoi se ka lënë mandatin e deputetes tregoi se çfarë nuk do i fal politikës.
Ajo u shpreh se politika e llumit dëmtoi dhe djalin e saj, ndërsa shpreson që këto goditje të kenë qenë mësim për të.
“Nuk i jam larguar përgjegjësi edhe kur më kanë goditur personalisht, mjerisht sepse nuk gjetën dot një aferë korrupsioni, një nderje duarsh.
Jam sulmuar nga hienat. Sot do t’ju them që ka një gjë që nuk do ja fal kurrë politikës së llumi që ndoshta do jetë pengu, goditja që më bënin mua nën brez, godiste pandërprerë tim bir, nuk e kam falur kurrë dhe as nuk do t’ja harroj politikës së llumit dhe shpresoj të ketë qenë një mësim për të. Herë pas here dalin me fytyrën e ngrirë sikur po shpikin rrotën. Do t’i shfaqen edhe atij fytyra të atyre të korruptuarve të nginjur.”- tha ajo.
Mandati i Grida Dumës i kalon Ori Nebiajt, pasi në zgjedhjet e 2021 ka siguruar 5599 vota preferenciale. Ende nuk dihet nëse Nebiaj do ta pranojë mandatin, pasi ajo gjithashtu është e angazhuar në botën e televizionit.
Një ditë më parë mandiatin e deputetit e la Alfred Rusha. Ai u largua për shkak të angazhimeve personale, ndërsa mandatin e tij do e marrë Petrit Doda.
LEXONI GJITHASHTU:
- Grida Duma e konfirmon: Lë mandatin e deputetes
- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma pritet të lërë mandatin
- Kreu i SPAK: Krimi shqiptar i shtrirë nga Amerika Latine deri në Dubai
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve