Dëmet nga klima, Von der Leyen: Duhet veprim urgjent, të mos humbim më kohë

8 Nëntor 2022 | 20:13

Ursula von der Leyen i ka bërë thirrje pjesës veriore të globit të ndjekë shembullin e BE-së në financimin e luftës kundër ndryshimeve të klimës në pjesën jugore. Edhe pse bota e zhvilluar nuk e ka përmbushur zotimin për të dhënë 100 miliardë dollarë për klimën, presidentja e Komisionit Evropian tha se kontinenti i vjetër po ecën përpara.

“Pjesa jugore e globit ka më shumë burime. Le të bëhemi bashkë. Prandaj BE po nënshkruan partneritet me Egjiptin, Namibinë dhe Kazakistanin për hidrogjenin. Prandaj po mbështesim partnerë si Vietnami dhe Afrika e Jugut për të asgjësuar karbonin. Duhet të arrijmë objektivin e Parisit dhe Evropa është në kursin e duhur. Ne do t’i reduktojmë emetimet e gazrave me 55% brenda 2030-s”, tha Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Ekspertët e klimës dhe aktivistët janë të shqetësuar se bisedimet nuk do të adresojnë si duhet çështjen kryesore, e njohur si “humbjet dhe dëmet”. Kjo i referohet impaktit shkatërrues të motit ekstrem, që mund të shkatërrojë infrastrukturën fizike të një vendi.

“Vendet në zhvillim dhe komunitetet në vijën e parë janë ftuar të financojnë për të adresuar humbjet dhe dëmet për mbi 30 vjet, që përpara arritjes së Marrëveshjes së Klimës në Paris. Dhe më në fund jemi në këtë samit, ku palët mund të zgjedhin nëse të veprojnë për t’u dhënë zgjidhje humbjeve dhe dëmeve që kanë prekur komunitetet, ose t’i vënë shkelmin marrëveshjes dhe t’i vonojnë më tej ndërhyrjet”, u shpreh Rachel Simon, eksperte për klimën.

Temperaturat gjatë tetorit në Evropë ishin më të ngrohtat në histori, duke prekur 2 gradë Celsius më shumë se periudha e referencës në vitet 1991-2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia dhe Ukraina, përplasja në aleancën anti-Putin?

Polonia dhe Ukraina kanë qenë prej kohësh aleatët më të ngushtë. Mbështetja politike dhe ushtarake nga Polonia kontribuoi shumë në mbrojtjen me sukses të Ukrainës në fillim...
11:39 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026