Kosova mbetet me numër të lartë të të zhvendosurve brenda e jashtë vendit, qyteti më i prekur Mitrovica
Kur Kosova u çlirua 21 vjet më parë, Lulzim Rrakateli nga Mitrovica, nuk e kishte menduar kurrë se dy dekada të jetës, ai dhe dy vëllezërit e tij me familje, do t’i kalojnë me qira, si të zhvendosur në qytetin e tyre.
“Jemi duke jetuar me qira në pjesën jugore, në shtëpi të ndryshme tre vëllezërit. Kemi paguar shuma të mëdha qirash për 20 vjet diku 100 e kusur mijë euro, të tre vëllezërit, pa asnjë ndihmë nga komuna, pa asnjë ndihmë nga askush,” – tregon Lulzim Rrakateli, i zhvendosur brenda Mitrovicës.
Me profesionin e berberit, Lulzimi thotë se tashmë nuk dinë nga t’ia mbajnë. Dikur kishte para për ta rindërtuar shtëpinë, por nuk lejonin serbët, e më vonë, nuk iu mbetën trokë duke paguar qira.
Ai thotë se Serbia, përmes strukturave paralele, për dy dynym e gjysmë truall, u ka ofruar 170 mijë euro.
“Për t’ua shitur shtëpinë, ne nuk kemi pranuar. Kemi menduar se do të na ndihmojë komuna ose dikush që të kthehemi në shtëpitë tona, por po presim e shpresojmë që pas 20 vjetësh na ndihmojnë dhe e ndërtojmë,” – shton Rakateli.
Por ndihma që pret familja Rrakateli nga komuna, vështirë se mund t’iu shkojë. Mitrovica, nga viti 2008, si qytet është e ndarë në dy komuna, në atë Jugore me shqiptarë e Veriore me serbë.
Në atë veriore, askush nuk deshi të flasë për Euronews Albania, e në atë Jugore, kryetari i saj, Agim Bahtiri, u shpjegon bashkëqytetarëve të tij se ku duhet të adresojnë problemin.
“Kërkoni ndihmë nga qeveria e Kosovës sepse komuna, edhe pse e ka dëshirën kryetari i saj, edhe ka bërë përpjekje, secili prej ju qytetarëve e di, sa përpjekje kam bërë për të normalizuar situatën, për të bërë kthimin e tyre, por është i pafuqishëm kryetari të veprojë në mënyrë direkte me infrastrukturë në atë pjesë atje, për arsye se s’ma lejon ligji,” – tregon Agim Bahtiri, Kryetar i Komunës Jugore të Mitrovicës.
Në fakt, qeveritë e Kosovës vazhdimisht ndërrohen, por ajo që mbetet është Ministria për Kthim e Komunitete, e cila gjithmonë drejtohet nga një ministër serb. Euronews Albania kontaktoi zyrtarë të kësaj ministrie, të cilët nuk ishin të gatshëm të përgjigjen në lidhje me punën që bëjnë për rikthimin në shtëpitë e tyre, të të zhvendosurve brenda qytetit të Mitrovicës.
Ndërkohë në veri të qytetit, Serbia vazhdon të ndërtojë blloqe pallatesh për serbët. E kjo situatë, për njohësin e rrethanave politike në Mitrovicë, profesorin Nexhmedin Spahiu, tregon mungesë vizioni të qeverisë së Kosovës.
“Kthimi i popullsisë nëpër vendet e trojet e veta ka qenë qëndrim i bashkësisë ndërkombëtare në fillim, pastaj edhe qeveritë e Kosovës në vazhdimësi këtë e kanë adaptuar si retorikë por duke mos pasur një ide, vizion se si edhe të realizojnë këtë,” – shprehet Spahiu.
Derisa serbët që jetonin në jug të qytetit kanë shitur pronat, sipas të dhënave të UNHCR-së për vitin 2017, janë 6,939 shqiptarë të zhvendosur nga Mitrovica e Veriut me shumicë serbe, në atë të Jugut të banuar me shumicë shqiptare. Ndërkohë, numri i serbëve të zhvendosur nga katër komunat në veri të vendit është 6,859 persona. Në nivel vendi, kjo agjenci e OKB-së deklaron se janë rreth 90 mijë individë të zhvendosur brenda e jashtë Kosovës.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi