Koreja e Veriut lëshon raketë balistike, Jugu: Ishte e epokës sovjetike

9 Nëntor 2022 | 10:06

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike në det të mërkurën, pasi Koreja e Jugut tha se kishte identifikuar mbetje nga një lëshim i mëparshëm si pjesë e një rakete tokë-ajër të epokës sovjetike SA-5.

Roja Bregdetare e Japonisë deklaroi se raketa balistike dukej se kishte rënë në det disa minuta pasi u raportua për lëshimin, shkruan Reuters.

Ministri i Mbrojtjes i Japonisë, Yasukazu Hamada deklaroi se raketa fluturoi në një lartësi deri në 50 km dhe mbuloi një rreze prej 250 km.

Ai nënvizoi se qeveria bëri një protestë të fortë me Korenë e Veriut përmes kanaleve diplomatike dhe se Tokio e kishte dënuar ashpër lëshimin e raketës.

Koreja e Veriut ka justifikuar testet e raketave duke përmendur “kërcënimin ushtarak” të SHBA.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore

Zvicra do të rifillojë pagesat për sistemin e saj të mbrojtjes ajrore Patriot të prodhuar në SHBA, ndërsa paralelisht do të ndjekë prokurimin e një...
18:46 | 24/06/2026

Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani

Izraeli nuk do të tërheqë trupat e tij nga Libani, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, teksa Tel Avivi dhe Bejruti vazhdojnë bisedimet që...
18:43 | 24/06/2026

OBSH do nisë provë klinike për trajtime të reja kundër Ebolës në Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se javën e ardhshme do të nisë një provë klinike në Republikën Demokratike të Kongos për dy terapi...
18:43 | 24/06/2026