PD për raportin e DASH: Rama shkatërroi tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme përmes kontratave korruptive
Partia Demokratike, nëpërmjet ish-deputetes Jorida Tabaku komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në Shqipëri, ku vendi ynë për shkak të problemeve të vazhdueshme që mbeten siç janë korrupsioni, mungesa e transparencës apo garës në tenderë dhe sidomos mungesa e sundimit të ligjit shihet si vend ku vështirë të bëhet biznes.
Sipas ish-deputetes, raporti i DASH i cili e rendit vendin tonë si më i korruptuari në Evropë, tregon se kjo qeveri është e kalbur nga korrupsioni.
“Raporti i DASH tregon gjithashtu edhe varfërimin gjithnjë e më shumë të shqiptarëve dhe bizneseve. Raporti vë në dukje korrupsionin që ka përfshirë qeverinë.
Shqipëria konsiderohet nga bizneset amerikane si vendi më pak i përshtatshëm për të bërë biznes për shkak të kontratave korruptive dhe PPP-ve. Këto kontrata prishin dhe shkatërrojnë tregun e lirë dhe konkurrencën e ndershme, pasi janë bërë vetëm për të kënaqur klientët e qeverisë Rama”, u shpreh znj. Tabaku.
Sipas saj, Shqipëria me pozicionin strategjik në Ballkan me frymën proamerikane duhet të ishte vend ku bizneset amerikane duhet të ishin më të pranishmet në rajon, por raporti DASH thekson se ka raste konkrete të bizneseve që janë larguar pasi janë përballur me raste të korrupsionit të favorizuar nga qeveria.
“Sot më shumë se kurrë është e nevojshme që vendi të çlirohet nga monopoli vrastar për ekonominë. PD ka në program të saj konkurrencën e lirë dhe taksën e sheshtë, për krijimin e një shteti të drejtë dhe jo pengues për biznesin”, u shpreh znj. Tabaku.
Lexoni gjithashtu:
Raporti i DASH, Shqipëria perceptohet si një ndër vendet më të korruptuara të Ballkanit Perëndimor
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta