Tejmbushja e autobusëve, nuk respektohen masat, qytetarët kërkojnë shpeshtimin e linjave

10 Shtator 2020 | 10:49

Dy muaj pas hapjes së transportit urban, qytetarët përballen çdo ditë me këto pamje.

Protokolli i sigurisë ka përcaktuar se udhëtarët e kanë për detyrim të jenë të pajisur me maskë gjatë pritjes në stacion. Por, kjo masë vihet re se nuk zbatohet nga të gjithë.

Sakaq e njëjtë është situata edhe brenda autobusëve.

Me dhe pa maskë qytetarët udhëtojnë të vendosur shumë pranë njëri-tjetrit. Tejmbushja e autobusëve bën që pasagjerët të mos kenë mundësi të ruajnë distancën fizike, duke u kthyer kështu në vatra të mundshme infeksioni.

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që të shtohen linjat e autobusëve.

“Shqetësuese është sigurisht, po çfarë të bëjmë, kemi zgjidhje tjetër? S’ke zgjidhje, tani është fluksi që njerëzit ikin në punë, nesër do fillojnë shkollat,” – shprehet një qytetare.

“Po është problematike me këtë gjendje që është tani frikë është, po i takon shtetit të marrë masa,” – shtoi një zonjë tjetër.

“Të vijnë më shpesh urbanët, sepse kontrolli dhe sikur të jetë, njerëzit kanë një orar punë, të gjithë kanë atë rutinën e përditshme. Kam gjysmë orë që pres,” – përcolli shqetësimin e tij një qytetare tjetër.

“Ka edhe autobusë plot ka edhe bosh, shqetësuese janë. Çfarë të bëjmë tani? Kontrolle ka nëpër autobusë, po të shtohen autobusët,” – sugjeroi një zonjë.

“Tani mirë është të rinjtë të marrin masa, të vënë masa të mbajnë distancë, po nuk ka bërë vaki ndonjëherë dhe nuk do bëjë,” – u shpreh një e moshuar.

Ajo që mbetet shqetësuese është fakti që këto masa nuk po zbatohen saktë as nga faturinot, të cilët kanë edhe kontaktin më të afërt me qytetarët. Sa i përket drejtuesve te autobusëve  është prezenca e kamerës është ajo që u rikujton se duhet të vendosin maskën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026