Vakanca në Kushtetuese, KED do të mblidhet më 16 shtator për kandidatët e gjykatës

10 Shtator 2020 | 13:59

Pas apeleve të forta, si nga politika e brendshme ashtu edhe nga faktor ndërkombëtar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet në datë 16 shtator për të shqyrtuar katër kandidatura për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur nga ana e Presidentit të Republikës.

Krahas kësaj, një çështje me rëndësi që do të shqyrtohet është edhe diskutimi për vlerësimin e njoftimit të Presidenti i Republikës dhe Kuvendi i Shqipërisë, për rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, gjë e cila do të rihapte garën nga e parë për dy karrige bosh në Gjykatën Kushtetuese.

Mbledhja e KED do të mbyllet me diskutimin e njoftimin e Ardian Dvoranit, i cili ka kërkuar që të jetë sërish pjesë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi nën argumentin se nuk e ka humbur statusin e magjistratit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026