Gjykata e Apelit në Tiranë mbetet me 12 anëtarë, pasuria “djeg” Artur Gaxhën

10 Shtator 2020 | 14:32

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës Artur Gaxha. Ai nuk mundi të justifikojë pasurinë gjatë hetimit administrativ të zhvilluar nga komisioni.

Gjyqtari Gaxha nuk ka qenë i pranishëm në sallë gjatë leximit të vendimit.

Pas shkarkimit të Gaxhës, Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbetur me 12 anëtarë duke e vënë në pikëpyetje funksionimin e saj. Euronews Albania mëson se numri i dosjeve stok në këtë gjykatë ka shkuar në rreth 14 mijë.

Ndërkohë seanca dëgjimore për gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Tritan Hamitaj është shtyrë. Hamitaj ka paraqitur një raport mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026