Bojkoti i kampionatit, skuadrat e superiores kërkojnë përmbushjen e katër kërkesave
Kampionati Shqiptar nuk do të fillojë në datën 12 shtator. Edhe pse ishte programuar që të ishte kjo data për fillimin e edicionit të ri futbollistik, skuadrat e Ligës profesioniste kanë marrë vendimin për të mos zbritur në fushë, deri në plotësimin e katër pikave nga qeveria, të cilat konsiderohen si të rëndësishme për ecurinë e aktiviteti futbollistik në vend.
Në datën 5 gusht, skuadrat e Superiores iu drejtuan qeverisë me katër kërkesat e tyre, që konsistonin në uljen e TVSH-së ne masën 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura, shtrirjen e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat e lojtarëve nga 2 në 10 vite si dhe miratimin e një ligji sponsorizimi, i ndërtuar në bashkëpunim me aktorët e sportit.
Burime pranë Ligës profesioniste bëjnë me dije se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e qeverisë për të negociuar përmbushjen e këtyre pikave. Drejtuesit e skuadrave të Superiores kanë shkuar deri në pikën që kanë paralajmëruar dhe protesta, në rast se qeveria nuk do të reagojë, për kërkesat e tyre.
Bojkoti pa afat i Ligës Profesioniste është përkrahur dhe nga Komiteti Ekzekutiv, që përmes një letre ka bërë të ditur miratimin e shtyrjes së kampionatit.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme