Lulzim Basha akuzon qeverinë se përdori për propagandë familjen Cakoni, të prekur nga tërmeti
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për rastin e Manjola Cakonit, një qytetare të prekur nga tërmeti, e cila u ankua në një intervistë televizive se qeveria e ka lënë pas dore dhe nuk i ka dhënë mbështetjen e duhur.
Znj. Cakoni në tërmetin e vitit që shkuar humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare, ndërsa ajo së bashku me djalin Alesion arritën të shpëtonin. Pas kësaj ngjarje, kryeministri Rama e dërgoi djalin e familjes, Alesion, në Itali në një vizitë simbolike, ku u takua me futbollistët e Juventus, për të shprehur mbështetjen ndaj të prekurve nga tërmeti.
Shefi i opozitës së bashkuar thotë se “teatri mizor për jetën e qytetarëve duhet të marrë fund”. Reagimi i z. Basha erdhi pasi ditën e sotme PD publikoi një video ku znj. Cakoni thotë se dikush nga kryeministria e ka marrë në telefon familjen e saj për ta kritikuar për intervistën e dhënë.
Kryeopozitari thotë se kërcënimi, të cilit i referohet znj. Cakoni është një akt i ulët i një kryeministri që shkel çdo premtim. Ai thekson se faktkeqësia e familjes në fjalë u përdor për progagandë nga qeveria shqiptare, ndërsa më pas, atë e harruan fare.
“Por kjo që dëgjuam, kërcënimi i një zonje të mbytur nga dhimbja dhe pamundësia për të përmbushur nevojat jetike, është një akt i ulët i një kryeministri që shkel mbi çdo premtim, i dikujt që nuk e ndjen dhimbjen dhe vuajtjen e bashkëqytetarëve. Është akti i një burracaku që i kërcënon t’u mbyllë gojën viktimave të pushtetit të tij të korruptuar. Është kriminale që fatkeqësia e bashkëqytetarëve tanë, në fillim u përdor për propagandë e më pas u harrua. Është kriminale që një kryeministër të kërcënojë një qytetare, vetëm pse ajo denoncoi shkeljen e premtimit dhe braktisjen e saj,” shkruan Basha.
Euronews Albania ka pyetur zyrën e shtypit të kryeministrit Edi Rama për këtë akuzë nga PD, ndërsa është në pritje të një përgjigje zyrtare.
Shqetësimin e zonjës Cakoni fillimisht e publikoi ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, e cila theksoi se rrëfimi i saj demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet