Dorëheqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb, Haxhiu: Ata që ikën, s’mund të kthehen
Gjykatat dhe prokuroritë në veri të Kosovës po funksionojnë normalisht edhe pas vendimit të dorëheqjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve serb.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Situata e krijuar po analizohet nga institucionet përkatëse. Haxhiu shpjegoi edhe mundësinë e rikthimit të të dorëhequrëve në sistemin e drejtësisë.
“Personat të cilët dorëhiqen nuk mund të kthehen sërish në sistem. Pasi është goditje për sistemin e drejtësisë, për Kosovën që një prokuror apo gjyqtar të dorëhiqet për shkak të dirigjimeve që i bëhen nga Vuçiç”, është shprehur ministrja Haxhiu.
Këto deklarata, ministrja Haxhiu i bëri pas mbledhjës së qeverisë, në fillim të cilës, kryeministri, Albin Kurti pati një thirrje e falenderim për qytetarët serb.
Nderkohë, të mërkurën KQZ ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e krerëve të komisioneve komunale të zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU
Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona