Kurti paralajmëron takim me Vuçiç në Paris: Kemi 2 propozime në tryezë

9 Nëntor 2022 | 22:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të niset për në Paris për të marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Ai tha se gjatë kësaj vizite mund të ketë edhe një takim trilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç

“Jam i gatshëm sepse jam i përgatitur dhe gjithnjë i interesuar për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, është shprehur Kurti.

Kurti tha se janë dy propozime në tavolinë, një propozim i tij, me kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit si dhe propozimi franko-gjerman, që ka mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.

“Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe paqja e siguria në tërë territorin shkojnë bashkë”, është shprehur Kurti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026