Kurti thirrje serbëve: Mos i braktisni institucionet e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje serbëve që të mos i braktisin institucionet në veri të vendit.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti deklaroi se ata që bëjnë thirrje për braktisje të institucioneve, i pengon ligjshmëria dhe lufta kundër kriminalitetit e korrupsionit.
“Ata që po urdhërojnë braktisjen e institucioneve të Kosovës, janë ata të cilëve ju pengon ligjshmëria e kushtetueshmëria, luftimi i kriminalitetit dhe korrupsionit. Ne jemi qeveri e përgjegjshme e të gjithëve, kundër kriminelë, e përkushtuar për zhvillim, për barazi për të gjithë për respektim të të drejtave të njeriut dhe shërbim të qytetarëve pa dallime diskriminim.
Republika e Kosovës është shtet demokratik i popullit të lirë, aleatë e zotuese e paqes, partnere e besueshme e miqve të saj. Bëj thirrje dhe njëherë që të mos bojkotohen të mos braktisen institucionet e Kosovës”, theksoi ai.
Ndërsa, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka nderuar zyrtarët serbë, të cilët u larguan nga institucionet e Kosovës.
Vuçiç nderoi me medalje ish-drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës së Veriut, Nenad Gjuriç dhe shefin e Operacioneve Rajonale të kësaj drejtorie, Aleksandër Filipoviç
LEXONI GJITHASHTU
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026