BE-ja premton 18 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Në një përpjekje për të ndihmuar Ukrainën Komisioni Evropian ka zbuluar një paketë të re prej 18 miliardë eurosh, një ndihmë financiare që do të disbursohet gjatë vitit 2023.
Deri më tani, vetëm 3 miliardë euro janë dërguar në Kiev, me 2.5 miliardë euro të tjera që pritet të lëshohen deri në fund të muajit dhe 0.5 miliardë euro të tjera të planifikuara për muajin e ardhshëm,shkruan Euronews.
Sipas planit çdo muaj për Ukrainën do shkojnë 1.5 miliardë euro.
Komisioni do t’u kërkojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së të miraojnë paketën në tërësi, gjë që do të krijojë detyrimin ligjor për të disbursuar 18 miliardë euro.
Fondet e BE-së do të përdoren për të mbështetur shërbimet bazë publike dhe për të riparuar infrastrukturën kritike.
Duke reaguar ndaj lajmit, presidenti Zelenskyy shprehu mirënjohjen e tij.
“Kjo tregon solidaritetin e vërtetë të BE-së. Së bashku ne i rezistojmë agresionit të Rusisë, së bashku do të rindërtojmë Ukrainën, së bashku do të jemi në BE,” shkroi Zelenskyy në Twitter.
LEXONI GJITHASHTU:
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:59 Pamjet me dron nga aksidenti tragjik i furgonit me pasagjerë, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur në autostradën Tiranë–Durrës
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave