E vranë, i morën paratë dhe e groposën, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi

10 Nëntor 2022 | 10:01

Policia greke ka zbardhur vrasjen e një 31-vjeçari shqiptar, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme në plazhin e Kalamatës.

Tre persona janë identifikuar si autorë të ngjarjes, ndër to, një i huaj 30-vjeçar, një shtetas 24-vjeçar dhe një shtetas 30-vjeçar, ndaj të cilëve u ngrit akuza për vrasje dhe grabitje, shkruajnë mediat greke.

Sipas hetimeve, në orët e para të mëngjesit të së hënës, autorët, së bashku me 31-vjeçarin kanë hipur në një automjet, kanë shkuar në një plazh të shkretë, ku e kanë rrahur për vdekje, i kanë marrë paratë dhe më pas e kanë varrosur.

Pas një operacioni të organizuar policor, 33-vjeçari dhe 30-vjeçarja u lokalizuan mbrëmjen e së martës në një lokal të komunës së Oichalias. Një pjesë e parave të grabitura iu gjetën dhe iu konfiskuan.

Hetimet policore në lidhje me ngjarjen e rëndë ende po vijojnë nga Nëndrejtoria e Sigurimit të Kalamatës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026