Mark Crowford: S’habitem me raportin e DASH, ka pasur probleme me gjykatat

10 Shtator 2020 | 20:26

Me gjithë ndihmën e madhe për të ringritur sistemin gjyqësor në Shqipëri, Departamenti Amerikan i Shtetit e vlerëson drejtësinë shqiptare si të korruptuar. Në vend mungon efikasiteti i procedurave gjyqësore dhe përballë këtyre problematikave, Departamenti u sugjeron investitorëve amerikanë si të vetmen zgjidhje, arbitrazhin ndërkombëtar për çdo problem pasi në Shqipëri me sa duket nuk e merr të drejtën.

Mark Crowford, Kryetar nderi i Dhomës Amerikane te Tregtisë dhe zv. president i ‘Republicans Overseas’ thotë se, raporti i DASH ndikon tek investitorë e huaj pasi ata njihen me këtë raport dhe nuk shprehet i habitur me përfundimet negative, duke thënë se nuk ka pasur investitorë të huaj për shkak të pandemisë.

“Nuk jam habit për rezultatin, nuk ka pasur shumë investitorë të huaj dhe kemi ngel me ata që kanë pasur probleme. Do kemi investime nga SHBA por për momentin nuk priten investime të shumta direkte Në Shqipëri kemi pas probleme me gjykatat dhe ndaj është përmendur nga DASH arbitrazhi”, tha ai.

Sipas Crowford investimet amerikane në Shqipëri janë prezent por ato nuk identifikohen si investime direkte nga SHBA pasi bëhen përmes bashkimit të kompanive apo janë investime përmes bursave.

Për nivelin e korrupsionit u shpreh se vitet e fundit ka pasur rritje, ndërsa hedh idenë e krijimit të një gjykate arbitrazhi për rajonin në mënyrë që të shkurtohet koha e marrjes në shqyrtim të çështjeve, pasi siç tha ai arbitrazhin ndërkombëtar e përballojnë vetëm kompania të mëdha duke qenë se kërkon shumë kohë dhe ka kosto.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026