“Mungesë personalitetesh”, Rama: Gjuha e njësuar shqipe është e rrezikuar
Të enjten, kryeministri Edi Rama u shpreh në konferencën për 50–vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe se në fakt gjuha e njësuar është e rrezikuar sot për shkak të mungesës së personaliteteve, që sipas tij nuk kanë të krahasuar me ato të 5 dekadave më parë.
“Historia na mëson se drejtshkrimi e gjuha e shkruar janë proces konsolidimi i frymës i germës së një kombi, i qenies së një kombi. Misionarët e Kongresit të Manastirit dhanë mesazhin se kombi është një, përmes një alfabeti të përbashkët. Drejtshkrimi dhe gjuha e njësuar bëri të njëjtën gjë në vazhdimësi. Kemi pasur fatin që ndonëse pa një shtet tonin të kemi mendjen e ndritur të njerëzve të dalluar të këtij kombi. Burime njerëzore dhe karaktere të hatashme të këtij vendi, personalitete shumë më të mëdha se gjeografia e Shqipërisë. Kush janë të ngjashmit e Eqerem Ccabejt, Mahir Domit, Aleks Budës e kështu me radhë, apo profesor Emilit?”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet