Ramush Haradinaj tregon 4 zgjidhjet për normalizimin e situatës në veri të Kosovës
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka prezantuar katër pikat, që sipas tij duhet t’i ndërmarrë qeveria për zgjidhjen e situatës në veri të vendit.
Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj nënvizoi se është esenciale fillimi i një dialogu social me serbët lokal, me qëllim që ata të kthehen në institucione.
“Veprimi i parë është pranimi i kërkesës për shtyrje të vendimit të targave deri në marrëveshjes, të dashur deputetët të pozitës, qeveri të gjithë ju që e ndjeni peshën e situatë iu lutem të bashkohemi në veprimin e parë, e veprimi i parë është pranimi i kërkesë për shtyrje të targave deri në marrëveshje. Veprimi i dytë që duhet ta marrim të gjithë ne së bashku jo vetëm Qeveria është dialogu me serbët lokale ata të Kosovës, jo vetëm nga kjo foltore por një dialog intensiv për t’i kthyer ata në institucione dhe për ta kthyer besimin në institucionet e Kosovës.
Veprimi i tretë por jo nga pesha dhe rëndësia është një dialog intensiv i qeverisë me opozitën jo vetëm për shkak të konferencave për shtyp, fotografive apo poenëve, por për shkak të gjendjes. Veprimi i katërt që duhet ta kërkojmë së bashku është një samit, një takim disa ditor në Amerikë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, mes përfaqësuesve në këtë rast kryeministrit të Kosovës dhe përfaqësuesit të Srbisë“, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Begaj në Luginën e Preshevës, studentët serbë: Mediat e regjimit nuk e raportuan vizitën e presidentit shqiptar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit