110-vjetori i Pavarësisë, shqiptarët zgjedhin paketat jashtë vendit
Teksa Vlora ka nisur dekorin e festave të nëntorit, operatorët turistik janë angazhuar që ky 110 vjetor i Pavarësisë ta kthejë qytetin në destinacionin kryesor të festimeve.
Ndryshe nga vitet e tjera, të gjithë turistët këtë vit në Vlorë do të gjejnë paketa unike.
“Të gjithë qytetarët shqiptar dhe ata të Kosovës, që do të zgjedhin dhe që uroj të gjithë të vijnë në Vlorë, në çdo hotel do të kenë të njëjtin çmim, pra përveç çmimit të akomodimit të gjitha strukturat hoteliere kanë marrë masat që të kenë darkën të përfshirë dhe programet muzikore që do të kenë të gjithë baret dhe restorantet përgjatë bulevardit dhe Lungomare,’ – u shpreh Vasil Bedinaj, kreu i shoqatës së operatorëve turistik për jugun.
Por kjo ofertë nuk shkon në të njëjtën linjë me agjencitë turistike, të cilat nuk kanë kërkesa nga ata që do të vizitojnë Vlorën më 28 dhe 29 nëntor. Shumica e qytetarëve shqiptarë zgjedhin të ikin jashtë vendit.
“S’kemi asnjë ofertë, nuk kemi nxjerrë, në përgjithësi nuk ka të ardhur, shumica e njerëzve që janë këtu, i shfrytëzojnë këto ditët e festave për të ikur jashtë Shqipërisë, për të ardhur nuk ka. Nuk kemi pasur kërkesa, ka shumë kosovarë që vijnë, por vijnë në mënyrë individuale, por ne vetë nuk kemi pasqyruar asnjë ofertë,” – tregoi Elona Sulaj, agjente në sektorin e turizmit.
Lidhur me këtë fenomen, Bedinaj hodhi idenë që në datat e festave kufijtë të qëndrojnë të mbyllur me qëllim që shqiptarët të festojnë në vendin e tyre, duke premtuar se në Vlorë do ti gjejnë të gjitha.
“Shpresoj që këtë vit numri i qytetarëve shqiptar që udhëtojnë drejt Malit të Zi, apo drejt Kroacisë, Greqisë dhe Italisë, të mendojnë dhe të rrinë në Vlorë këtë vit sepse do të kemi shumë aktivitete dhe të jemi shqiptar për dy ditë dhe ta festojmë festën e flamurit në Shqipëri,” – tha Bedinaj.
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga festat e nëntorit, ende nga bashkia e Vlorës nuk ka një agjendë festimesh, për shkak të mos miratimit të fondit nga këshilli bashkiak për festimet e 110-vjetorit të pavarësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar