U akuzua si i dehur në Kuvend, reagon Edi Paloka
Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10 ditor nga Kuvendi për deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Paloka ka reaguar rreth kësaj situate duke sqaruar se bëhet fjalë për një “histori me të dehur që lëshojnë fyerje pa doganë në Parlament”.
Ai u shpreh se bashkë me kolegun Leskaj, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë i kanë kthyer Ramës një përgjigje që e meritonte.
“Nuk jemi marrë me askënd tjetër përveçse me një palaço që fatkeqësisht sot është kryeministër dhe mendon se mund të sillet me shqiptarët, përfshi deputetët e opozitës, sikur të jenë skllevër të tij,’ – shkroi Paloka në faqen e tij në Facebook.
Paloka deklaroi se është i gatshëm të bëjë një test për alkoolin, ashtu sikurse kërkoi që edhe pala tjetër të testohet.
“Më 12 nëntor çdo shqiptar duhet t’i jap përgjigje këtij mostre,” – përfundoi deputeti.
PS kërkon që të merret ky vendim për shkak se deputetët në gjendje të dehur bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit për buxhetin e vitit 2023.
Bujar Leskaj pyetur nga Euronews Albania nëse ishte i dehur sot në sallë, u shpreh: “I vetmi i dehur nga malli (droga), ishte kryeministri i vendit Edi Rama”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin