Belgjika thërret Lukakun, sulmuesi vetëm 5 ndeshje në këtë sezon
Romelu Lukaku është thirrur nga trajneri i kombëtares së Belgjikës në botërorin e Katarit. Sulmuesi 29-vjeçar ka qenë i dëmtuar gjatë gjithë këtij sezoni dhe është aktivizuar në vetëm 5 ndeshje.
Ky fakt nuk e ka stepur aspak trajnerin Martinez, ndaj të cilit tashmë po vërshojnë një lum kritikash. Disa prej emrave të cilët janë aktivizuar rregullisht në kampionatet kryesore të Evropës janë lënë jashtë.
Në portë do të jetë i përhershmi Kurtua, i cili po kalon një superformë me Realin e Madridit. Në mbrojtje janë thirrur veteranët si Aldervajld dhe Vertongen, teksa nuk mungojnë as Karrasko, De Brojn, Kastajn apo vëllezërit Hazard. Sulmuesi i Milanit Origi dhe mesfushori i Arsenal Lokonga nuk kanë marrë ftesë.
7 lojtarë nga Premier Liga angleze janë thirrur për kompeticionin kryesor të shteteve, ndërkohë dhe 8 të tjerë të cilët kanë luajtur më parë në nivelin më të lartë të futbollit në tokën ishullore. Belgjika ka një grup të lehtë në Botërorin e Katarit, ku përballja e parë është me Kanadanë e më pas me Marokun.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit