Kundërshtari i Putin arratiset në Finlandë
Në prill, vetëm dy muaj pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, Sergei Filenko u bë personi i parë në rajonin verior të Karelias të Rusisë që u ndëshkua për shkeljen e ligjit të ri që targeton ata që supozohet se “diskreditojnë” forcat e armatosura ruse.
Ai u shpall fajtor për të njëjtën shkelje në qershor dhe kur erdhi koha për të paguar gjobën, Filenko nuk u tërhoq nga aktivizmi i tij. Ai shkroi mesazhe kundër luftës në bankënotat prej 5.000 rublash, të cilat i depozitoi për të shlyer dënimin, shkroi Radio Evropa e Lirë.
“Ua ndaloj që këto para të shpenzohen për luftën dhe miqtë e Putinit,” shkroi ai në një nga bankënotat.
Filenko, një shkrimtar dhe aktivist lokal në kryeqytetin rajonal, Petrozavodsk, ka një histori të gjatë në kundërshtimin e Qeverisë së Putinit.
Në prill të vitit 2021, ai u arrestua në një protestë në mbështetje të liderit të opozitës, Aleksei Navalny.
Por, deri në fund të muajit të kaluar ai kishte rezistuar të largohej nga Rusia, siç vlerësohet të kenë bërë qindra mijëra bashkatdhetarë të tij që kur Putini filloi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta