Vettingu i policëve i kalon AMP, Salianji: Presion për zgjedhjet lokale
Shkaktoi debate të forta në komisionin e sigurisë, projektligji për t’I kaluar vettigun e policisë së shtetit, Autoritetit të Mbikëqyrjes policore që aktualisht drejtohet nga Ardi Veliu.
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka cilësuar fyerje për efektivët e policisë që të testohen dhe vlerësohen profesionalisht nga ish-Drejtori i policisë së shtetit.
“Nuk mund ta kalojmë ne ligjin që jep një analfabet funksional që fyen çdo qytetar shqiptar. Duhet të ndihmojmë atë që të kalojë vettingun, klasën. Do i jap abetare që të mësojë shkrim. E vetmja gjë që di të bëjë është të manipulojë ngjarje kriminale”
Deputeti demokrat ngriti shqetësimin e gjendjes aktuale të policisë së shtetit, drejtuesit e të cilit sipas tij janë në shërbim të politikës dhe grupeve kriminale.
“Eskortim nga ana e punonjësve të policisë të njerëzve apo të grupeve kryesore në këtë vend, por drejtuesit shërbejnë vetëm për interesa politike dhe mbajnë kontakte me krimin e organizua. Kryesori i damkosur në këtë vend është Ardi Veliu.”- tha ai.
Sipas Salianjit, me këtë ligj mazhoranca po kërkon të ketë në kontroll policinë e shtetit, të cilën e mban në presion për vjedhje votash.
“Ligji vettingut në pothuajse 5 vite ka ndryshuar plotësisht duke kaluar në filtra asnjë100 punonjës të policisë së shtetit. Ky ligj po vjen që ju të kontrolloni parazgjedhjeve punonjësit e policisë dhe t’i vendosni nën presion? Nëse përdorni policinë e shtetit për të vjedhur votat, do ju thyhen hundët,
Projektligji kaloi me votat e socialistëve të cilët deklaruan në filtër do të kalojnë të gjithë edhe të efektivët që do të kërkojnë detyra më të larta në këtë sektor.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti