Tregu i librit në krizë, Inflacioni i lartë rrit çmimet, librashitësit pesimistë

11 Nëntor 2022 | 17:38

Tregu i librit në Hungari ndodhet në situatë të vështirë. Si pasojë e rritjes së inflacionit dhe çmimeve të energjisë, librat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjtë.

“Nuk jam aspak optimiste. Çdo gjë është shumë e shtrenjtë. Librat janë artikuj kulture. Njësoj si teatri apo kinemaja, ata argëtojnë njerëzit. Por një familje në vështirësi do t’i shpenzojë paratë për të tjera gjëra”, thotë Eva Redei, pronare librarie në Hungari.

Pronarët shpresojnë se sezoni i Krishtlindjes nuk do të jetë aq i keq. Disa prej tyre kanë nisur shitjet me rastin e festës më herët se zakonisht.

“Situata është pasojë e pasigurive ekonomike. Njerëzit janë të vetëdijshëm se sa mund të shpenzojnë për gjëra si librat, apo lodrat. Por pasiguria më e madhe është se cilat do të jenë shifrat pas një muaji apo një muaji e gjysmë”, shprehet Andras Urogdi, menaxher librarie.

Fundi i vitit është tradicionalisht periudha e tregut të librit. Sidoqoftë, ai pasohet me një rënie, e cila për shkak të krizës mund të jetë më e madhe se zakonisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026