Finalja e madhe e US Open, Dominic Thiem do të ndeshet të dielën me gjermanin Alexander Zverev

12 Shtator 2020 | 07:53

Dominic Thiem do të luajë në finalen e madhe këtij vitit në US Open. Austriaku mundi në gjysmëfinale rusin Daniil Medvedev me rezultatin 3-0, në shifrat 6-2, 7-6, 7-6.

Thiem bëri gjithçka mirë në setin e parë, por në dy setet pasardhëse hasi rezidencën e rusit, që tentoi deri në fund për të mos u larguar nga gara.

Në setin e dytë, 27-vjeçari tregoi shenja dobësie, duke i dhënë mundësinë Medvedev që të fitonte terren, por në fund ia doli ta fitonte dhe këtë set.

Në setin e tretë, austriaku nuk e pati të lehtë, por pas një loje fantastike, arriti që të kalonte për në finalen e madhe.

Në finalen e US Open, Thiem do të ndeshet me gjermanin Alexander Zverev ditën e diel. Thiem kërkon që të marrë suksesin e parë në një Grand Slam, ndaj një kundërshtari që ka një bilanc mjaft pozitiv, pasi nga nëntë përballjet e mëparshme ka arritur ta mundë plot shtatë herë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026