Luan Rama: Akuzat për blerje të Alibeajt janë halucinacione
Gazetari Luan Rama i cilëson paranojë dhe halucinacione akuzat për blerje të opozitës që përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rama u shpreh se personat që i artikulojnë këto akuza për tradhtarë, të shitur apo të blerë, janë në të vërtetë armiku më i madh i opozitës.
Ai nënvijëzoi faktin që edhe SHBA, përmes përfaqësuesve të vet se ka fshehur mbështetjen për këtë pjesë të opozitës.
“Këto historitë me blerje me shitje, me tradhti të kësaj natyre në fakt janë vetëm shenja të një paranoje, halucinacione të një gjendjeje depresive të atyre që i artikulojnë, të cilat jo vetëm nuk i besoj por është thjesht të ushqesh veten me akuzën se kam zbuluar një tradhtar, ndërkohë që armiku më i madh i vetvetes dhe opozitës je ti vetë që kultivon këtë lloj qasjeje apo shfaqesh nën paranojën e tradhtarit, të njeriut të shitur”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit
- 19:32 15 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudanin Jugor
- 19:29 Portieri legjendar i Meksikës i jep fund karrierës me lot në sy
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë