Alibeaj për Ramën: Sa më shumë shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur

Enkelejd Alibeaj
10 Nëntor 2022 | 18:41

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt, Edi Rama shthur gjuhën në varësi të “zhytjes” nëpër afera.

Ai shkroi në Twitter se kështu ndodh kur “fal për sadaka portin e Durrësit”. Alibeaj thotë se buxheti i vitit 2023 shkoi si “gosti për miq e klientë” ndërsa kryeministrin e cilësoi si gojëndyrë, pa nerva e pa qetësi.

“Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi. Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë,” – thuhej në postimin e tij.

Në seancat e Kuvendit ku diskutohej buxheti, gjuha e përdorur nga kryeministri kundrejt deputetëve të opozitës ka nxitur reagime.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar aktet e dhunës të regjistruara gjatë protestës para Parlamentit, duke theksuar se sulmet ndaj efektivëve të Policisë së...
14:29 | 02/07/2026

Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishin të pranishëm këtë të enjte në eventin “Grant 2026” të organizuar nga Innovation4Albania...
13:52 | 02/07/2026

Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për mediat pas daljes nga seanca plenare. Balla foli për protestën që po zhvillohet para...
12:30 | 02/07/2026