‘Harruan tekstin nga akooli’, Rama shenjëstron Palokën dhe Leskajn: Parti bedelësh
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit në parim të buxhetit të vitit 2023. Në një postim në Rama akuzon opozitën se nuk është marrë me çështje thelbësore në seancat e diskutimeve.
“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët”, shprehet Rama.
Ai akuzon më tej Edi Palokën dhe Bujar Leskajn se ishin të dehur në kuvend dhe përdorën një fjalor jo etik.
“Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit!Tre parti bedelësh pa atdhe,pa din e as iman, me tre të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë”, shprehet ai më tej.
Ditën e sotme Kuvendi miratoi në parim buxhetin për vitin 2023 me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim.
igjënësit i dhanë dritën jeshile edhe 3 ligjeve për paketën fiskale, të cilët janë kundërshtuar nga opozita.
- Projektligji për akcizat miratohet me 76 pro, 40 kunder, asnjë abstenim.
- Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar miratohet me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim.
- Projektligji për procedurat tatimore miratohet me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare