Këlliçi akuza Veliajt nga Kuvendi: Rriti 10 herë taksën e ndërtimit
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi e ka cilësuar paketën fiskale për vitin 2023, një paketë penalitetesh për qytetarët.
Gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend, Këlliçi u shpreh se duhet të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, në mënyrë që të ulen çmimet e apartamenteve.
Ai akuzoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit.
“Të hiqet taksa e qarkullimit për industrinë e ndërtimit, ndihmon që çmimet e apartamenteve të ulen, Veliaj e ka rritur 10 herë taksën e ndërtimit, taksë mbi vlerën e shitjes dhe jo kostos, prandaj është e pamundur blerja e një apartamenti. Meqë është dyfishuar buxheti, pse nuk dyfishohen pensionet, paga dhe pensionet.
Çmimet do vazhdojnë të rriten, pensioni juaj do rritet me 1%. Kjo nuk është paketë fiskale, por gjobash. Nuk ndodh në BE që të hartohet një paketë penalitetesh për qytetarët”, theksoi ai.
Belind Këlliçi është një prej shtatë kandidaturave në Primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh