A është i preferuari i Berishës në primaret për Tiranën? Flet Belind Këlliçi
Berisha, në dijeninë time nuk ka të preferuar në këtë garë, sepse kjo garë i përket anëtarësisë së Partisë Demokratike, i përket anëtarëve.
Kështu iu përgjigj deputeti demokrat, Belind Këlliçi, pyetjes në Euronews Albania, nëse kryedemokrati Berisha e preferon atë kandidat të PD-së përballë kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
“Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Berisha, në dijeninë time nuk ka të preferuar në këtë garë, sepse kjo garë i përket anëtarësisë së Partisë Demokratike, i përket anëtarëve. Unë kam hyrë në këtë garë dhe jam vetëofruar në këtë garë, me modelin tim, me ofertën time. Gjykoj që kam një lidhje shumë të natyrshme dhe shumë organike me të gjithë mbështetësit, simpatizantët e Partisë Demokratike”, theksoi Këlliçi.
Deri më 6 nëntor të gjithë kandidatët që do marrin pjesë në primaret e brendshme të Partisë Demokratike duhet të kenë dorëzuar dokumentacionin.
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e këtij afati, deri më tani vetëm 2 kandidatë janë regjistruar për të marrë pjesë në primaret e 4 dhjetorit.
Belind Këlliçi dhe Gerti Bogdani shpalosën ambicien e tyre për të qenë kandidatë të opozitës në garën për bashkinë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit