Kuvendi miraton me 76 vota buxhetin e vitit 2023
Miratohet në parim buxheti për vitin 2023 me 76 vota pro, 41 kundër dhe asnjë abstenim.
Ligjënësit i dhanë dritën jeshile edhe 3 ligjeve për paketën fiskale, të cilët janë kundërshtuar nga opozita.
- Projektligji për akcizat miratohet me 76 pro, 40 kunder, asnjë abstenim.
- Projektligji për tatimin mbi vlerën e shtuar miratohet me 76 pro, 40 kundër, asnjë abstenim.
- Projektligji për procedurat tatimore miratohet me 76 pro, 40 kundër dhe asnjë abstenim.
Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoji deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55.
Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.
Seanca e djeshme u shoqëruar me debate të shumta e akuza nga opozita në drejtim të maxhorancës për situatën ekonomike dhe se ky buxhet nuk adreson problemet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama zgjodhi një gjuhë të ashpër për t’iu përgjigjur.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve