Rama e quajti “gjel Peqini”, flet për herë të parë Dashnor Sula
Deputeti demokrat Dashnor Sula në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se nuk ndihet i ofenduar personalisht për gjuhën e Ramës dje në Kuvend ndaj tij. Ai tha se fjalori i përdorur nga Rama nuk është i duhur.
“Më vjen turp në gjendjen që ka përfunduar ai parlament. Jam totalisht kundra ndaj çdo lloj fyerje dhe arrogance. Dje ishte e njëjta situatë. Foli z. Alibeaj por nuk ka të drejtë kryeministri të dalë dhe flasë me një fjalor që nuk është i denjë. Unë nuk jam ndierë i ofenduar personalisht, por për institucionin në radhë të parë, për deputetët për parlamentin”, u shpreh ai.
Në seancën e djeshme të Kuvendit Edi Rama teksa po fliste për projektligjin për Portin e Durrësit, debatoi me deputetin Dashnor Sula, duke e quajtur këtë të “gjel deti i Peqinit”.
Krue i qeverisë u shpreh se ka të pafytyrë që quajnë aferë një investim të madh që pritet të bëhet në Portin e Durrësit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
Rama: Mos zbrisni te komentet! Kohë e ngarkuar, algoritmi në fazë histerie
Balla për protestën: Nuk na ndalin një grup mbeturinash sociale dhe politike!
- 16:45 Studimi japonez: Ushqyerja me gji ndihmon foshnjat të flenë më gjatë
- 16:44 Presidenti libanez: Nuk do t’i lëshojmë Izraelit asnjë centimetër territor
- 16:41 Vatikani përjashton nga kisha të gjithë anëtarët e grupit ultrakonservator SSPX
- 16:40 Protesta! Bilanci i fundit i Urgjencës Spitalore: Ja sa efektiv dhe protestues kanë marrë ndihmë mjekësore deri tani
- 16:34 Deklarimet financiare të Trump ndezin debat, 10.71 milionë dollarë nga Amazon për dokumentarin e Melanias
- 16:29 Temperaturat e larta, Barcelona shpërndan byzylykë monitorues të nxehtësisë për ekipet që punojnë në natyrë