Kuvendi mund të zgjedhë sot emrin e prokurorit të përgjithshëm të Republikës
Pavarësisht traumës së rëndë, ku ndodhet vendi pas goditjes nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, politika pritet t’i rikthehet veprimtarisë së saj normale ditën e sotme.
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme dhe një nga çështjet që priten të trajtohen është pikërisht zgjedhja e kreut të organit të akuzës.
Vendi mund ta njohë qysh ditën e sotme emrin e kryeprokurorit në një garë, ku janë rreshtuar Olsian Çela, kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku dhe Fatjona Memçaj.
Parlamentit do t’i duhet një shumicë konsensusi prej 84 votash për zgjedhjen e kreut të akuzës, të cilat aktualisht mazhoranca socialiste nuk i disponon.
Gazetari i Euronews Albania Ervin Koçi raporton se ky konsensus mund të arrihet pasi duke marrë shkas nga seanca e shkuar, opozita ka shfaqur bashkëpunim për sistemin e drejtësisë.
Nëse seanca e sotme dështon në zgjedhjen e kryeprokurorit, parlamenti do të mblidhet sërish për të diskutuar një nga emrat e përcjella nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Nëse parlamenti nuk shprehet brenda 30 ditëve, siç e parashikon ligji, atëherë vepron mekanizmi zhbllokues. Në këtë rast, z. Olsian Çela mund të konsiderohet kryeprokuror i ri i republikës së Shqipërisë.
Një tjetër çështje e nxehtë do të jetë fati i Komisionit Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të Republikës, një nismë kjo e lënë në mes nga mazhoranca për shkak të goditjes nga tërmeti.
Socialistët kërkojnë që objekt i komisionit të bëhet edhe debati i krijuar për zgjedhjen e një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari. Partia Socialiste e gjykon të jashtëligjshëm miratimin e Xhaferllarit nga presidenti, ndaj kërkon të bëhet pjesë e komisionit hetimor.
Buxheti i vitit 2020 pritet gjithashtu të rishikohet pas dëmtimeve dhe nevojave të krijuara nga tërmeti. Gjithashtu në pritje të miratimit janë dhe katër akte normative të qeverisë, të cilat i vijnë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet