Ryshfeti 6 mijë euro, gjyqtarja përplaset me policinë: S’kanë urdhër shoqërimi, më futën në bodrum
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO la në ‘arrest shtëpie’ gjyqtaren e Apelit, Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion. E njëjta masë sigurie u dha dhe për avokatin e gjyqtares, Skënder Demiraj, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Arben Cara u la në ‘arrest me burg’.
Momenti i hyrjes në Gjykatë i gjyqtares Mimoza Margjeka u shoqërua me tension.
Kjo e fundit mbërriti gati 3 orë me vonesë në gjykatë, ndërsa shpërtheu në akuza ndaj policisë, që sipas saj nuk kishin një urdhër shoqërimi, ndërkohë që nuk kishin caktuar një efektive femër për ta shoqëruar.
“S’ka urdhër shoqërimi, një urdhër gjykate që e kanë marrë dorazi. Kanë harruar, harrojnë gjyqtarin që e bënë zhele dy ditë kot, për asgjë. Qëllimi për të diskredituar njerëz. Çfarë i bëni popullit ju kur ma bëni mua këtë”, tha e irrituar gjyqtarja.
Gjyqtarja la të kuptohet se arrestimi i saj ka lidhje me mosnjohjen e zgjedhjeve të 30 qershorit ku ajo nuk njohu kryetaren e bashkisë së Durrësit.
Rasti i gjyqtares së Apelit në Korçë, Mimoza Margjeka u bë publike 2 ditë më parë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezultonte se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj i kanë dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali.
Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Pas ndalimit të këtyre shtetaseve, organet e drejtësisë kanë caktuar edhe masën e sigurisë ndaj tyre.
Lexoni gjithashtu:
Ryshfet 6 mijë euro për ndryshim të masës së sigurisë, SPAK zbulon skemën korruptive
Flet avokati i gjyqtares së arrestuar: Prokuroria përdori dy standarde në hetimin e Mimoza Margjekës
SPAK zbuloi skemën, provat e forta që çuan në pranga gjyqtaren Mimoza Margjeka
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti