Ministrja Meliza ​Haradinaj-Stublla konfirmon marrëdhëniet e qëndrueshme mes Kosovës dhe Turqisë

12 Shtator 2020 | 17:45

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Haradinaj-Stublla e ka falënderuar homologun turk për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.

“Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka thënë ministrja Haradinaj Stublla.

Kryediplomatja ka shtuar se shteti i Kosovës është i përkushtuar që njohjet ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ndërkombëtar i saj.

“Ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme”, ka theksuar ministrja Haradinaj, raporton Kosova Press.

Shefja e diplomacisë ka rikonfirmuar se marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese më Turqinë është e shkëlqyeshme, duke shtuar se synohet avancimi i interesave të përbashkëta në drejtim të forcimit të ndërsjellë.

Kjo bisedë telefonike e znj.Haradinaj Stublla me homologun turk vjen një javë pasi Ankaraja u bëri thirrje udhëheqësve kosovarë që të rishikojnë zotimin për hapjen e një ambasade në Jerusalem, vendim që sipas tyre mund të rëndojë situatën e Palestinës dhe për rrjedhojë, të parandalojë njohje të tjera të pavarësisë së Kosovës.

Përmes një deklarate për shtyp nga ministria e Jashtme e Turqisë, i kërkoi Prishtinës zyrtare që të respektojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat theksojnë se konflikti mes Izraelit dhe Palestinës mund të zgjidhet vetëm përmes krijimit të një shteti të pavarur të Palestinës me kufijtë bazuar në marrëveshjet e vitit 1967 dhe me kryeqytet Jerusalemin Lindor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026