‘Turp!’ reagojnë anglezët pasi Churchill vishet me flamur shqiptar në mes të Londrës
Gjatë protestës së sotme, disa protestues shqiptarë kanë mbështjellë me flamur shqiptar statujën e Uinston Churchillit mes thirrjeve se shqiptarët po ‘pushtojnë’ Anglinë.
Kjo ka shkaktuar reagime të shumta përfshi të një prej personazheve kryesore të televizoneve britanike dhe ish-deputetin europian z. Nigel Farage i cili e ka quajtur të turpshëm dhe skandaloz jo vetëm gjestin por të gjithë demonstratën.
Shqiptarët mbuluan sot flamurin e tyre mbi statujën e Winston Churchill në Sheshin e Parlamentit teksa protestuan kundër deklaratave të Suella Braverman.
Mijëra njerëz u mblodhën në urën Westminster dhe marshuan drejt Pallatit të Westminsterit duke i kërkuar qeverisë t’i respektojë ata si njerëz dhe të drejtat e tyre njerëzore, duke thënë se jo të gjithë shqiptarët janë kriminelë, shkruan Daily Mail.
Nigel Farage e kritikoi demonstrimin duke postuar në Twitter: “Këtyre njerëzve nuk u bëhet vonë fare për vendin tonë e as për sakrificat e të shkuarës! Kjo që po ndodh sot në Londër është e turpshme!’
These people care nothing for our country or the sacrifices of the past. What is happening in London today is a disgrace! pic.twitter.com/4UTdADEPn7
— Nigel Farage (@Nigel_Farage) November 12, 2022
Më pas ai shkruan: “Sot është fundjava përkujtimore në Londër dhe shqiptarët na kanë pushtuar Urën Uestminister për një protestë. Kjo është ajo që na kanë bërë politikanët tanë.”
Sekretarja e Brendshme u kritikua nga partitë opozitare dhe disa nga ana e saj për gjuhën e ashpër që përdori në Parlament në fillim të këtij muaji.
Ajo sugjeroi se vetëm konservatorët ishin ‘seriozë për ndalimin e pushtimit në bregdetin tonë jugor’.
Shqiptarët përbëjnë 12 000 nga 40 mijë emigrantët që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe këtë vit.
Këtë javë u zbulua se Home Office deportoi 350 persona në tetor, më shumë se 100 prej të cilëve ishin shtetas shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi