Ngjela shenjëstron Metën dhe Berishën: S’mund t’i marrësh seriozisht

12 Nëntor 2022 | 20:34

Avokati Spartak Ngjela ka diskutuar me drejtuesen e emisionit “Review” për protestën e sotme të opozitës.

Ngjela është shprehur se në emision duhet të ngrihej pyetja: “Çfarë krijon protesta e sotme në funksion të votave që vijnë, i rriti?”.

Gazetarja u shpreh se është ende herët për një pyetje të tillë, ndërsa ai tha se tani është koha për të bërë logari për zgjedhjet.

Ngjela shenjëstron Metën dhe Berishën dhe tha se nuk mund të marrësh seriozisht dy lider që janë të akuzuar.

Biseda: 

Ngjela: Duhet ta kishe bërë ti, unë e dua nga redaksia. Çfarë krijon protesta e sotme në funksion të votave që vijnë, i rriti?

Shehu: Është herët.

Ngjela: Bëhen në moment. Nuk më bën dot avokati, të lutem, më dëgjo mua. Protesta ka lidhje me votën. Këtë dua unë, të tjerat janë broçkulla. Si mund të flasësh seriozisht me dy lider që janë të akuzuar. Njëri i akuzuar ndërkombëtarisht. Ka mundësi që të ecin ata, kjo opozitë? Jo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë

Aktivistja Edlira Çepani e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Çepani gjatë fjalës...
23:06 | 20/06/2026

Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti

Pedagogu Zylyftar Bregu komentoi në Euronews Albania protestat qytetare që po zhvillohen në vend, duke theksuar se emëruesi i përbashkët i pjesëmarrësve është ndjenja e...
22:54 | 20/06/2026

Mila për Euronews Albania: Sot në PS folëm edhe për protestën, nuk mendohet dorëheqja e as zgjedhjet

Deputetja socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka zbuluar detaje lidhur mbledhjen e Grupit...
21:59 | 20/06/2026