Zjarri në Priskë kthehet motiv për replika politike mes Veliajt dhe Metës

13 Shtator 2020 | 08:29

Kryetari i Bashkisë Tiranë ironizoi të dielën Presidentin Ilir Meta rreth zjarrit që kishte përfshirë zonën e Priskës.

Përmes një postimi në Twitter, në të cilin shpërndau katër foto të zjarrfikësve, Veliaj theksoi se përkundër “kritikës së vazhdueshme nga politikanët që 30 vjet kanë ndezur zjarre dhe kritikonin punën e tyre mes birrave në pushim të ndeshjeve skoceze” ata “e gdhinë në terren të thepisur duke shmangur rrezikun për banorët”.

Postimi në fjalë u bë paraditen e së dielës, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës, Presidenti Ilir Meta pati shprehur shqetësim për zjarret që ishin shfaqur në verilindje të Tiranës, në zonën e Priskës.

Meta e cilësoi “të pajustifikueshëm” faktin se “prej orësh Shërbimi Zjarrfikës dhe i Ministrisë së Mbrojtjes” nuk kishin angazhuar të gjitha mjetet dhe efektivët për minimizimin e pasojave.

Presidenti, i cili njihet për mbështetjen publike të klubit skocez të futbollit, Celtic, kërkoi edhe “përgjegjësi ligjore”.

Nuk është hera e parë që Veliaj përfshihet në replika politike me Presidentin. Më parë ai ka pasur qasje të tillë edhe për çështjen e Teatrit Kombëtar shembja e të cilit kundërshtohej nga Meta.

 

Lexoni gjithashtu:

Veliaj për teatrin: Nuk tërhiqemi, Presidenti të bëhet me Ndrenikën jo me Bashën

Çështja e Teatrit Kombëtar, Meta i përgjigjet Veliajt: Europa nuk është thjesht euro, por kulturë e vizion

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026