6 të vdekur e 81 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll, arrestohet autori

14 Nëntor 2022 | 07:07

Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur në një shpërthim në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit, kanë thënë autoritetet turke.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:20 me orën lokale të dielën në një rrugë tregtare në zonën e Sheshit Taksim.

Një i dyshuar tani është arrestuar, tha ministri i brendshëm.

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha më herët se shpërthimi mendohej të ishte një sulm terrorist i kryer nga një grua.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se autorët do të ndëshkohen.

Duke folur në një konferencë shtypi në Stamboll, ai dënoi atë që ai e quajti “sulmin e poshtër” dhe tha se “era e terrorit” ishte në ajër.

Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag u shpreh për mediat turke se një grua ishte ulur në një stol në zonë për më shumë se 40 minuta, duke u larguar vetëm disa minuta para se të ndodhte shpërthimi.

Të hënën në mëngjes, Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se një person i dyshuar që kishte lënë bombën ishte arrestuar nga policia dhe akuzoi Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) për sulmin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian

Presidenti francez Emmanuel Macron shprehu të enjten “lutjet dhe mbështetjen” e tij për popullin venezuelian pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Mendime dhe...
09:23 | 25/06/2026

Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë . “Ai po reziston”, tha...
09:13 | 25/06/2026

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026