TikTok refuzon ofertën e Microsoft, mbetet në pikëpyetje fati i aplikacionit kinez në SHBA

14 Shtator 2020 | 09:54

Microsoft deklaroi të hënën se oferta e saj për të blerë shërbimet e kompanisë kineze ByteDance, e cila operon Tik-Tok-un në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re qe refuzuar. Kjo ka lënë të kuptohet se kompania tjetër amerikane, Oracle, e nxitur të marrë këto shërbime, do të nisë bashkëpunimin.

Nga të tre kompanitë përkatëse – ByteDance, Microsoft dhe Oracle, – nuk ka pasur komente të qarta rreth çështjes, e cila është kthyer në politike duke marrë vëmendje të madhe për shkak të përfshirjes direkte të Presidentit Donald Trump.

Në muajin korrik Trump kërkoi me detyrim shitjen e shërbimeve të kompanisë ByteDance. Më 6 gusht ai vuri si ultimatum një afat prej 45 ditësh, që shërbimet t’i shiteshin një sipërmarrjeje amerikane, në të kundërtën ByteDance dhe vetë Tik-Tok-u në SHBA do të përballeshin me mbylljen.

Ky vendim është argumentuar me shqetësimet e ngritura nga autoritetet amerikane rreth mundësisë për dezinformim dhe keqpërdorim të mundshëm të informacionit të gjeneruar nga ky aplikacion. Shqetësimet thuhet se vënë në diskutim sigurinë kombëtare të SHBA-së. Çështja në fjalë është ngritur pas disa muajsh tensione mes Shtëpisë së Bardhë dhe Pekinit të cilat patën fillimisht zanafillë pandeminë e COVID-19, më pas çështjet ekonomike e më tej qëndrimet kundrejt situatës së Hong Kongut.

Tensionet përshkallëzuan kur SHBA urdhëroi që Kina të tërheqë përfaqësinë diplomatike në Teksas, e cila u akuzua për spiunazh.

Urdhri ekzekutiv i firmosur nga Presidenti Trump për shitjen me detyrim të ByteDance, ka si afat 20 shtatorin, megjithëse ai vetë ka deklaruar shpesh se afati do të jetë data 15-të.

Tik-Tok është një aplikacion i krijuar në vitin 2016 që ka të bëjë me ndarjen e videove të shkurtra 3 deri në 15 sekonda në të cilat përdoruesit mund të dublojnë, inskenojnë apo dhe aktrojnë sekuenca të ndryshme.

Aplikacioni, që në Kinë quhet Doyin, u përhap masivisht vitet e fundit duke pasur shtrirje globale me qindra milionë përdorues.

Ekspertë të ndryshëm në SHBA kanë ngritur shqetësime për keqpërdorimin e informacioneve të ndara nga përdoruesit, të cilat mund të shfrytëzohen nga keqbërës, pedofilë madje edhe agjencitë sekrete të informacionit, ndërkohë që përdorimi i TikTok-ut në zyrat publike është ndaluar prej kohësh në SHBA kjo pasi ky aplikacion dyshohet se censuron informacionet kundër Partisë Komuniste Kineze dhe dezinformon për ngjarjet në Azi.

 

Lexoni gjithashtu:

Trump cakton afat për shitjen e TikTok, kërkon përqindje për qeverinë amerikane

Trump gati të vendosë sanksione për të tjera kompani kineze

Tiktok ngre padi ndaj administratës së Trump, publikon informacion me të drejtat e përdoruesve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026