Meçe: Protesta e 7 korrikut më e madhe se e 12 nëntorit, mesazhi që dha
Analisti Arben Meçe është shprehur se protesta e 7 korrikut ka qenë më e madhe se ajo e 12 nëntorit.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se kjo protestë nuk demostroi fuqinë e opozitës dhe prezencën e një fryme qeveritare.
“Protesta 7 korrikut ka qenë me e madhe se 12 nëntorit. Pritshmëria ishte që do të ishte një protestë minimalisht 1.5 më e madhe se ajo e datës 7 korrik. Kjo protestë nuk demostroi fuqinë e opozitës dhe së dyti prezencën e një fryme qeveritare”- tha ai.
Sipas analistit, kjo protestë dha një mesazh se kjo opozitë nuk e merr dot pushtetin në këtë gjendje që është sot.
Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.
Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta