Basha i përfshirë me Ramën në Portin e Durrësit? Hajdari: Nuk do surprizohesha
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari nuk do të surprizohej nëse ish-kryedemokrati, Lulzim Basha do të ishte përfshirë në aferën e portit të Durrësit me kryeministrin Edi Rama.
Në një inervistë për Euronews Albania, Hajdari nënvizoi se Basha është peng i Ramës që prej vitit 2017.
“Pse mos të ndodhë një gjë e tillë? Sa i përket zotit Basha, ai e ka marrë prej kohësh, që nga 2017-a, janë gjëra që ne i dimë. Sa i përket kësaj çështjeje nuk e kam këtë lloj informaconi dhe nuk mund të them që di diçka të tillë.
Por nuk do të surprizohesha sepse ka raste të tilla që zoti Basha na ka lënë për të dëshiruar udhëheqjes së tij dhe më vjen keq që ne akoma vuajmë pasojat e një lidershipi të dobët”, theksoi ajo.
Në deklaratën për mediat ditën e sotme kreyedemokrati. Sali Berisha akuzoi ish-kreun e kësaj partie Luzlim Basha si të bashkëpërfshirë në aferën e portit të Durrësit me kryeministrin Rama.
“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false. 60 për qind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë