Rama nuk mbledh dot aq njerëz sa në 12 nëntor, thotë Rudina Hajdari
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mbledh dot aq njerëz, sa ç’mblodhi opozita më 12 nëntor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Hajdari nënvizoi se Rama, kur ishte në opozitë, i kërcënonte njerëzit që të merrnin pjesë në protestat e tij.
“Nuk e kam parë Edi Ramën të mbledhë aq shumë njerëz, kur i mblodhi? Edi Ram, vetëm ka kërcënuar demokratët dhe protestuesit. Nëse ka pasur protesta para se të vinte në pushtet, i bënte me tytën e pushkës. Ne nuk jemi në atë lloj kategorie siç është ai që bën çdo lloj gjëje për të ardhur në pushtet. Nuk jemi në ato kushte”, theksoi ajo.
Më 12 nëntor, për rreth 3 orë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë para Kryeministrisë.
Në protestë pati 20 folës, ndër to kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Të dy liderët, hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për shpopullimin e vendit, situatën ekonomike dhe korrupsionin.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë