“A e ndjeni rritjen e çmimeve?”, Blushi pyet live Koçin, si përgjigjet socialisti
Sekretari i Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e ka pyetur drejtëpërdrejt deputetin e PS Petro Koçi, se a është prekur nga rritja e çmimit të naftës dhe nga vjedhja që i është bërë nga afera e inceneratorëve.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi iu përgjigj se protesta ishte në funksion të zgjedhjeve lokale ndërsa shtoi se opozita ende nuk është pastruar nga korrupsioni.
Pjesë nga debati:
Tedi Blushi: Po pres një përgjigje nga Koçi, nuk e di si e vlerëson ai aferën e ineneratorëve, e ndjehet i vjedhur si taksapagues shqiptar e jo si politikan, a ndjeheni i vjedhur nga qeveria për një investim që nuk ekziston? A e ndjeni rritjen e çmimeve? A e ndjeni rritjen e naftës? A ndjeheni i vjedhur nga afera e inceneratorëve? Këto janë fakte
Petro Koçi: Mendoj se Tedi duhet të shkëputet nga roli i gazetarit kur bën politikanin. Këto pyetje i bën gazetarja në studio. Protesta ishte politike, ishte në funksion të zgjedhjeve që po vijnë. Problemi është se kemi një opozitë që nuk është pastruar nga korrupsioni.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar