“100 herë nuk do më ndërpresësh”, Petro Koçi dhe Tedi Blushi debat për protestën
Deputeti i PS, Petro Koçi është përplasur në studion e Euronews Albania me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përsa i përket protestës së opozitës e zhvilluar të shtunën më (12 nëntor).
Koçi theksoi se nuk ka pasur protestë më të madhe se ajo e 21 janarit e zhvilluar nga PS, ndërsa Blushi bëri përpjekje që të kundërshtonte këtë gjë.
Por pikërisht në këtë moment Koçi i është drejtuar që të mos e ndërpresë më.
Pjesë nga biseda:
Petro Koçi: Protestë më të madhe se të 21 janarit nuk bën dor askudsh, kishte një motiv, ishte për të luftuar një aferë korruptive. Opozita po përpiqet të njollosë çdo gjë ndodh këtu.
Tedi Blushi: Ju kërkojë ndjesë për ndërprerjen
Petro Koçi: Mirë mo, 100 herë nuk do më ndërpresësh. Nëse merr në konsideratë historinë e PD, është një histori me protesta , me demonstrime me sulme ndaj shtetit. Kanë bërë përpjekje për të treguar se janë parti e fortë. Mendoj se në një kohë të tillë, manifestime të tilla janë normale.
Organizimi nuk është qytetar por politik, dhe kuptohet që edhe duke investuar monetarisht njerëzit vijnë. Berisha në krahasim me pretendimet para protestës mbeti pa pendë.
Blushi: Mesazhi i protestës ishte paralajmërim iu fuqishëm kundër dhunës në të ardhmen.
LEXONI GJItHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)