Muajt e ardhshëm do jenë të vështirë për Ukrainën, paralajmëron Sekretari i NATO-s

14 Nëntor 2022 | 19:18

Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet.

Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, këtë të hënë, shkruan Reuters.

Ai e vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të Ukrainës, të cilat rikthyen kontrollin mbi rajonin e Hersonit, dhe tha se mbështetja ndërkombëtare për Kievin duhet të vazhdojë.

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në terr këtë dimër”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Hagë.

Sipas tij, tërheqja e Moskës nga Khersoni dëshmon guximin e jashtëzakonshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, por tregon edhe mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s për Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky deklaroi se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Khersonit, pas largimit të forcave ruse.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026