95 shtëpi botuese në Panairin e Librit, Ymeri: Punojmë vetëm për 20% të shqiptarëve
Edicioni i 25- të i Panairit të Librit e gjen lexuesin shqiptar më të palexuar se 25 vite më parë. Në datat 16- 20 nëntor, aktiviteti më i madh libror do të bëjë bashkë autorë, lexues, botues dhe përkthyes.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri, në prezantimin e programit të këtij edicioni përmendi dhe sondazhin e Euronews Albania, sipas të cilit, vetëm 20% e qytetarëve të vendit janë të interesuar pas librit.
“Para disa ditësh ne lexuam rezultatin e një sondazhi, anketimi që ishte shumë shqetësues, ne e njohim këtë gjendje, por kjo është mirë që doli pikërisht përpara panairit të librit që ta kuptojnë të gjithë ta kuptojmë edhe ne, edhe ju edhe në radhë të parë ta kuptojnë institucionet, ta kuptojë shteti. Që jemi në një situaë shumë të vështirë. Ku 80% e shqiptarëve nuk lexojë, i bie që ne punojmë vetëm për atë 20%”, theksoi ai.
“Të gjithë jemi lexues” është motoja që shoqëron këtë vit panairin e librit, si një aktivitet që vijon të ketë për qëllim të afrojë lexuesin me librin.
“Të kënaqen lexuesit edhe të gjejnë gjithçka duan edhe për të përfituar nga ato uljet e ccmimeve që bejmë ne, sepse të gjithë e kuptojmë situatën, por, ajo që është e rëndësishme është përtej panairit”, u shpreh Ymeri.
Edicioni i 25-të Panairit të librit pritet të bëjë bashkë në hapsirën e Pallatit të Kongreseve rreth 95 shtëpi botuese dhe do të finalizohet me ndarjen e çmimeve për librat më të mirë.
LEXONI GJITHASHTU
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës