Të pastrehë prej tërmetit, PD denoncon rastin e familjes në Thumanë: Asnjë ndihmë nga shteti

14 Shtator 2020 | 12:32

Partia Demokratike përcolli për mediat të hënën apelin e familjes Muça në Thumanë, e cila kërkon një zgjidhje për situatën që i la tërmeti i 26 nëntorit.

Arben dhe Vetë Muça i thanë ish-deputetets Oriola Pampuri se ata vazhdojnë të mbeten në çadër që prej ditës kur tërmeti u shembi shtëpinë.

Arbeni thotë se është i papunë dhe se ka një kredi që duhet shlyer. Për shkak të situatës kredinë po e paguan me pensionin e nënës. Ai ankohet se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, qoftë bonus qiraje, grant rindërtimi apo dhe ushqime.

Nga ana tjetër Vetë Muça apelon për ndihmë minimale një kontenier ku siç thotë ajo “së paku mos të bjerë shiu brenda”.

Prej rreth një muaji opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.

Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Lezha, Tirana dhe së fundmi edhe nga Mamurrasi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.

Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.

 

Lexoni gjithashtu:

Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër

Grantet e rindërtimit, PD denoncon rastin e familjes në Shijak: Kemi bërë vetëm letra, s’kemi marrë asgjë

PD denoncon rastin e qytetares nga Lezha, prej 10 muajsh me burrin e paralizuar dhe tre fëmijët në çadër

Bilanci i rindërtimit, Ahmetaj në Euronews Albania: Nuk ka vonesa, brenda vitit shumë banorë do futen në banesa të reja

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026